Besimi: Maqedonia vetëm 37 përqind shfrytëzon fondet evropiane

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Fatmir Besimi sot e vizitoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ku nga ministri dikasterial Abdilaqim Ademi duhet të informohet rreth statusit të implementimit të të gjitha angazhimeve në këtë Ministri dhe shfrytëzimin e IPA-mjeteve.

“Kapitulli 27 është njëri prej më të mëdhenjve, por edhe më i kompleksuari. Ky është edhe një prej sektorëve të cilët kërkojnë më shumë investime. Konsiderojmë se aktivitetet e tilla do të japin rezultat në të ardhmen, sepse sfidat tona më të mëdha janë pikërisht investimet në mjedisin jetësor edhe atë për stacione të pastrimit, rrjetet e kanalizimit dhe furnizimit me ujë. Në këtë kontekst është edhe implementimi i dispozitave ligjore të cilat i përkasin të të ashtuquajturave leje të integruara për mbrojtje të ajrit në Republikën e Maqedonisë”, tha Ademi para takimit.

Sipas zëvendëskryeministrit Besimi, shfrytëzimi i fondeve evropiane në Republikën e Maqedonisë arrin 37 për qind sipas marrëveshjeve të arritura.

“Nëse shihet sipas analizës së BE-së nga aspekti rajonal në krahasim me vendet që kanë model të decentralizuar të shfrytëzimit të IPA fondeve, ne jemi diku në mesatare në rajon. Megjithatë, konsiderojmë se ka nevojë për koordinim më të fuqishëm dhe vlerësojmë se ka rezistencë për përmirësim, sepse niveli i tanishëm meriton të jetë në nivel më të lartë. me koordinim më të madh mund të jemi më të fuqishëm në shfrytëzimin e IPA-fondeve”.
Ai theksoi se kjo është një formë shtesë e koordinimit, e përkushtuar një ditë vetëm për një sektor të caktuar, me vizitë konkrete të të këtyre institucioneve. 

“Nuk themi se gjendja momentale është ideale, gjegjësisht se jemi më të mirë në këtë sferë, megjithatë ka potencial të mjaftueshëm ku është investuar deri më tani në krijimin e strukturës administrative për IPA dhe me koordinim më të mirë mund ta rrisim shfrytëzimin e fondeve”, tha Besimi.

Sipas tij, Maqedonia shënon përparim në transportimin e direktivave të BE-së ne legjislativë. Mbetet sfida për implementimin e tyre efikas. Njëherit, informon se në lidhje të shfrytëzimit të IPA-fondeve, MMJPH është njëra ndër institucionet më të mëdha në pjesën e këtyre fondeve. Prej rreth 600 milionë euro aq sa ka IPA-struktura aktuale për Maqedoninë për periudhën e vitit 2007-2013, projektet që janë të përfshira në këtë Ministri arrijnë 115 milionë euro, prej të cilave 15 janë për projekte për përforcimin e kapaciteteve dhe politikave institucionale, përderisa rreth 99 milionë euro janë të dedikuara për projekte infrastrukturore dhe përmirësim të mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button