Teatri Poshka i Strugës, vatër e re e kulturës, spektakël i dhimbjes dhe i fisnikërimit shpirtëror
Nga Prof. dr. Nebi Islami
-aspekte ideoestetike dhe përmbajtësore të shfaqjes “Jetimat” me tekstin dhe regjinë e Olsa (Maze) Poshka në interpretim të trupës së Teatrit Poshka-
Një hetim për një krim të supozuar të një riu i zhvilluar me provokime e tensionime të larta dhe një mbrojtje briliante që ndriçon konstruktin moral dhe karakterin e personalitetit të të akuzuarit i cili në vete sublimon të gjitha tiparet e fisnikërisë e të solidaritetit me hallet e njeriut në nevojë, me gatishmërinë për të mbrojtur më të dobëtin, për t’u fljijuar për drejtësi që me shpirtmadhësi pas shpëtimit të adoleshentes së torturuar dhe të nëpërkëmbur në një azil jetimësh me të cilën më vonë bashkon jetën është syzhey i pjesë së parë, të dramës si uveryrë në pjesën më të bukur, atraktive, e melankolike e cila në dukje ndrydhë dhimbjen e shpirtërave të lënduar të fëmijëve me tisin e gëzimit e të haresë së momentit përmes lojës spektakulare që shprehë natyrën e tyre.
Të dy këto pjesë që janë njësi të një tërësie formojnë fabulën e dramës e cila u shfaqë si premierë spektakolare në vigjilien e vitit të ri në dhjetorin e vitit 2014 në Teatrin Poshka të Strugës .
Struktura përmbajtësore e dramës përfshinë dromca jetësore të hidhura të jetës në azil të shtresës jo vetëm të margjinalizuar e të harruar nga kujdesi institucional por edhe të nënshtruar presioneve nga drejtuesëit e inkriminuar që vërsulen mbi qeniet e brishra e të virgjëra duke i traumatizuar e tjetërsuar nga jeta.
Në këtë pikë të tensionit dramatik në zyrën e hetuesisë, regjia sfidon kryepersonazhin i cili më tutje ndërton, përshkallëzon dhe ngre konfliktin deri në kulminacion duke e zbërthyer me zgjidhje të pritshme të ngadhnjimit të të drejtit që vuan dhe ngrihet mbi vuajtjet e jetës së përditshme dhe mbi mynxyrën tragjike të situatës në të cilën e kanë sjellë subjekte të institucionit të inkriminuar që shkelin mbi normat e së drejtës, moralit e humanizmit.
Hetuesia dhe hetuesi janë mveshur mjeshtrisht me petkun që vezullon ndërmjet reales, fantazmagorisë dhe ritualit që sfidohen e mposhten nga arsyeja racionale dhe shpalosja e argumenteve të mbrojtjes nga kryepersonazhi me të cilat pa mëdyshje zbehet e zhbëhet akuza e paqëndrueshme duke nxjerrë në syprinë anën e errët të institucinit i cili në vend të përkujdesjes për jetimët ka rrëshqitur në krim.
I akuzuari dëshmon me argument se nuk është i ddhunshëm por se ka ndjerë obligim njerëzor human e moral të kacafytet me pedagogun i cili duke ushtruar forcën e funksionit që ka në azil është përpjekur ta përdhunojë e ta shkatërrojë një shpirt të virgjër të një adoleshenteje.
Rolin e të akuzuarit e luan Xheladin Poshka, ndërsa të Hetuesit Redi Topçiu me ndihmësit (Vlora Shahinasi, Artan Dalipi, Vjollca Fetahu, Fjolla Veseli). Seanca zhvillohet në atmosferë ankthi e tmerri që megjithatë demaskon djallëzinë dhe hipokrizinë vënies së kurtheve. Përbrenda kësaj sfide Xheladin Poshka në rolin brilliant të të akuzuarit e ndërton karakterin me lojën spontane e cila merrë përmasa dramatike me ligjërimin gjesti, batutën, tensionimin emocional dhe raportet me partnerët duke lënë mbresa të thella në skenë. Duke mbarështuar dhe evokuuar situatat, përmes ekzaltimeveve ai ka dëshmuar shpirtin rebelues që ngrihet me guxim kundër të ligës dhe arrinë të stigmatizojë e demistifikojë dukurinë inkriminuese që rrezikon një pjesë të substancës më të brishte e më të pambrojtur të shoqërisë. Në këtë pjesë drama alarmon krimin trishtues, stigmatizon fantazmat e errësirës së një realiteti të ngrysur dhe tingëllon si klithmë e zë i arsyes kundër të keqes që u bëhet fëmijëve.
Pjesa përfundimtare e shfaqjes pastaj shndërrohet në spektakël të mirëfilltë me ngjyrime të brishtësisë, bukurisë me nota të dhimbjes e melankolisë së fateve të jetimëve në shtëpinë e përbashkët të azilit në të cilin kanë gjetur strehimin pas humbjes së prindërve apo të braktisur nga fati i hidhur.
Regjisorja me mjeshtri dhe shkëlqim të lojës artistike ka animuar skenën përmes shpalosjes së biografive dhe historive të protagonisteve të jetës në azil.
Këta animatoprë individualisht përmes lojës, recitaleve, vallëzimit dhe performimit të pikave të kuptimësuara përmbajtësore si njësi të tërësisë sjellin në skenë harenë e çastit duke u ngritur mbi hallet e duke krijuar atmosferë të ngrohtë gazmore, emocionuese, atraktive dhe paralelisht botën e tyre të virgjër e të padjallëzuar, duke harruar të ardhmen e paqartë dhe hallet që i presin. Mbresat e shfaqjes që lanë në publik vinin të përshkallëzuara duke gërshetuar solidarizimin, sentimentin, melankolinë, dhimbjen tragjike dhe thirrjen dramatike të ndërgjegjes për katarsis.
Aktrimi i animatorëve të dromcave jetësore, të situatave, gjendjeve emocionale, marrëdhënieve reciproke brenda shtëpisë së përbashkët,i dëshirave, aspiratave e synimeve, mëtojnë e gjakojnë një dëshirë të zjarrtë – dashurinë dhe mirëkuptimin ndaj tyre. Janë këto skena që shpalosin bukurinë, shpirtbardhësinë, energjinë pozitive dhe mesazhet me zëra engjujsh të cilët tingëllojnë si zëra kushtrimi, e klithma për më shumë kujdes ndaj kësaj pjese të margjinalizuar të shoqërisë.
Xheladin Poshka ka dëshmuar potencialin krijues në të gjitha elementet përbërse të lojës aktoreske, dhe ka merita të veçanta për funksionimin e hallkave kompozicionale të shfaqjes sidomos për vendosjen e raporteve me partnerët, zhvillimin e tensionit dramatik dhe rrjedhës intenzive deri në përmbylljen e shfaqjes.
Aktorët e vegjël që përfshijnë grupmoshat që nga ajo parashkollore e deri te adoleshnetët:Avdi Zhuta, Ymer Pasho, Sara Shaqiri, Fiona Jusufi, Ëmbla Qyra, Alejna Jusufi, Ron Qoku, Dea Sela, Alban Bakalli, Dea Dika, Fiona Muharremi kanë krijuar skenën e sintezës sublime të lojës që sjellë shumëkuptimësi në përcjelljen e mesazheve dhe vizioneve humane e fisnikëruese. Nisur nga rolet dhe loja briliante me të cilat kanë vendosur harmoninë, unitetin dhe tërësinë e veprës , të gjithë ata janë njësoj meritor për suksesin e shfaqjes.
Nga thekset e mësipërme mund të nxirret gjykimi se shfaqje të tilla dhe të tjera që vijnë nga ky teatër do të jenë shkëndija dhe tufë drite mbi kulturën tonë.Teatrot tona kanë nevojë për shfaqje në të cilat breza të ndryshëm ashtu si edhe në jetë animojnë format aktuale të ekzistencës të ngarkuar me sfida e ankthe.
Struktura përmbajtësore e dramës është animuar me sukses sipas konceptit regjisorial modern të autores Olsa Poshka e cila ka kohë që po tërheq vëmendjen e opinionit nga fusha e dramaturgjisë dhe regjisë duke u dëshmuar edhe me çmime kombëtare.