Fidel Castro i befasuar që është gjallë

Ish-udhëheqësi i Kubës, Fidel Castro bën të ditur se do të të japë dorëheqjen dhe do të transferojë pushtetin tek vëllai i tij, Raul, pasi është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë në vitin 2006. 

Në një artikull të botuar për të shënuar ditëlindjen e tij të 87-të, Fidel Castro ka thënë se ‘nuk ka pritur të mbijetojë sëmundjen në stomak dhe të jetojë kaq gjatë’, bën të ditur, BBC. 

“As që kam imagjuar se jeta ime do të zgjasë për shtatë vjet të tjerë”, ka thënë Fidel Castro. 

Ai ka qenë në pushtet që prej Revolucionit Kubanez më 1959. 

Artikulli i gjatë është botuar vetëm nga gazeta zyrtare Granma të mërkurën, një ditë pas ditëlindjes së tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button