Vëllazëria Myslimane: Mbi 4500 të vrarë në Egjipt

Bilanc lufte civile konsiderohet numri i të vrarëve në Egjipt nga protestat e djeshme në Kajro pasi forcat e sigurisë kanë shpërndarë kampet e protestuesve të ngritura nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi. 

Vëllazëria Myslimane numëron mbi 4 500 të vrarë, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për 278 të vrarë, 43 prej të cilëve agjentë dhe ushtarakë. 

Dëshmitarët dhe gazetarët njoftojnë se trupat e të vrarëve janë dërguar në mjedise të shndërruara në morg të përkohëshme dhe në spitale fushore. Islamistët organizuan protesta edhe në Aleksandri, Minia, Asiut dhe Suez ndërkohë që revoltimi po përhapet.

Egjipti shpalli dje gjendjen e emergjencës pas vrasjes së qindra personave të cilët mbeten të vdekur kur forcat e sigurisë sulmuan dy kampe proteste në Kajro. Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar nga pushteti Morsi dhe Vëllazëria Myslimane prej disa javësh vazhdojnë protestat në rrugët e qyteti. 

Policia ka arrestuar anëtaret kryesorë të Vëllazerisë Myslimane dhe ka marrë kontrollin e kampeve, por Vëllazëria Myslimane mësohet se ka sulmuar 22 kisha. 

Gjendja e emergjencës në mbare vendin dhe e shtetrrethimit në Kajro do të zgjasë për një muaj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button