Janinë, tentuan të vjedhin bagëti, shpallen në kërkim 4 shqiptarë

Katër shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen se kanë tëntuar t`i vjedhin rreth 170 krerë bagëti një bariu në Janinë.

Sipas informacioneve më të fundit, 4 shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nën kërcënimin e armëve kanë marrë peng bariun Stavro Gramozi bashkë me kopenë e bagëtive.

Me të arritur në kufirin e gjelbërt tek 3 Urat në Çarçovë, 4 grabitësit e kanë lënë të lirë 55-vjeçarin duke mbajtur vetëm bagëtitë.

Por bariu pasi është lënë i lirë ka lajmëruar menjëherë policinë kufitare greke për ngjarjen dhe kjo e fundit ka njoftuar policinë shqiptare.

Me të marrë informacionin policia ka rrethuar vendin ku ndodheshin 4 grabitësit e armatosur port ë ndodhur para një situate të tillë shqiptarët kanë hapur zjarr ndaj policisë duke munduar të largohen.

Mësohet se shqiptarët kanë braktisur bagëtitë dhe dyshohet se kanë hyrë në tokën greke.

Ndërkohë policia kufitare shqiptare në bashkëpunim me atë greke vijon operacionin për kapjen e 4 shqiptarëve. /Ora news

Lajme të ngjashme

Back to top button