Kosova, zgjedhje po – me ose pa serbë

Përfaqësues të serbëve të veriut thonë se kreu shtetëror serb i ka porositur se zgjedhjet lokale në Kosovë  do të ketë pa marrë para sysh për vendimin serbëve për të dalë ose jo në to. 

“Na është përsëritur se zgjedhje do të ketë dolëm apo nuk dolëm ne në to “ ka thënë mbrëmë kryetari i komunës së Zveçanit Dragisha Miloviq për agjencinë Beta. 

Miloviq ka shtuar se ditëve të ardhshme do t’ua tregojë të gjitha shqetësimet këshilltarëve komunalë dhe pastaj qytetarët le të vendosin a të dilet në zgjedhjet e 3 nëntorit që i organizon Prishtina.

Ai ka shtuar se duhen edhe disa ditë që kuvendet komunale të vendosin për zgjedhje, se duhet pritur qëndrimin përbashkët dhe se vetë personalisht nuk do të dal në zgjedhje, njofton KOHAnet.  

Lajme të ngjashme

Back to top button