Shqiptarja kërkon azil në SHBA për t’i shpëtuar prostitucionit

Një 34-vjeçare shqiptare kërkon azil politik në SHBA për arsyen se në Shqipëri rrezikon të detyrohet të shkojë në vendet fqinje për të punuar si prostitutë. Gjykata e Apelit duhet të vendose nëse prostitucioni është rrezik i vërtetë për femrat e reja që jetojnë të vetme në Shqipëri.

Avokati i shqiptares Johana Ceces, 34 vjeç, thotë se numri i femrave që rrezikojnë prostitucionin në Shqipëri është i vogël, pasi nuk ka shume femra të reja në moshë që jetojnë vetëm.

Johana është një grua e pamartuar shqiptare, e cila ka emigruar në SHBA nga frika se ajo do të jetë një nga viktimat e trafikut të qenieve njerëzore në Shqipëri. Gjykata e Apelit në SHBA dha vendimin që grupit të vajzave që rrezikojnë të jenë viktima të trafikut të qenieve njerëzore të mbrohen dhe të trajtohen në qendra sociale, por vendimi nuk thotë se jo domosdoshmërisht atyre do t’i jepet azil.

Ky vendim është i rëndësishëm se qeveria e SHBA-ve do t’i marrë në mbrojtje grupin e vajzave që kërkojnë azil, sepse me herët dy gjykata të tjera federale të Apelit i mohuan të drejtat këtij grupi në mënyrë kategorike për t’i dhënë azil grave, të cilat jetojnë vetëm ne vendin tonë.

Kjo ndarje brenda gjykatave të Apelit i hap rrugë që çështja të merret në rishqyrtim në Gjykatën Supreme të SHBA-ve.

Çështja e Johana Ceces do të rishqyrtohet nëse është e besueshme apo jo, dhe nëse ajo do të përfshihet në një “grup social” i cili kualifikohet dhe plotëson të gjitha kushtet për të fituar azil.

Tani gjithçka mbetet në dorën e gjykatës, e cila duhet të përcaktojë rastin e ‘Ceces’, nëse ajo është vërtet e rrezikuar nga bandat kriminale po të jetojë e vetme në Shqipëri.

Cece i tha zyrtarëve amerikanë se në vitin 2001 prindërit e saj u larguan nga Shqipëria dhe ajo ishte e detyruar të jetonte e vete. Sipas saj në Shqipëri gratë pamartuara dhe që jetojnë vetëm janë të rrezikua nga bandat e trafikut.

Cece tha se pasi mbeti vetëm shumë shpejt u vu në shënjestër të njërit prej liderëve të një bande kriminale të njohur të rrëmbimit të grave shqiptare dhe që i detyrojnë ato të punojnë si prostituta. Ajo tha se pasi u kërcënua disa herë, u zhvendos në një qytet tjetër dhe përfundimisht u detyrua të marrë rrugën për në Itali. Atje mori një pasaportë fallco italiane, dhe udhëtoi për në SHBA për të kërkuar azil.

Në 2005 një kërkese e ngjashme për azil asaj iu refuzua pasi gjykata e hodhi poshtë kërkesën me pretendimin se “nëse azili jepet për çdo femër shqiptare të re në moshë dhe të bukur, atëherë çdo shqiptare që ka karakteristikën “e bukur” mund të kërkojë azil”.

Ndërsa vendimi i Gjykatës së Apelit në Çikago shfuqizoi një vendim të mëparshëm për dhënien e azilit nga Bordi i Ankesave Imigracionit për Johanën. BIA i kishte refuzuar kërkesën për azil Ceces, duke thënë se ajo nuk ishte një anëtare e një grupi të njohur shoqëror, e cila kishte nevojë për mbrojtje.

BIA tha gjithashtu se ajo mund të zvogëlojë rrezikun për të rënë pre e trafikantëve të seksit duke lëvizur në pjesë të ndryshme të Shqipërisë.

Për të fitua azil politik në SHBA, aplikanti duhet të tregojë se ‘ai ose ajo’, ka frikë nga persekutimet dhe kërcënimet e marra për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror, apo mendimit politik.

Cece pretendon se ajo është pjesë e një grup shoqëror i përbërë nga gra të reja shqiptare që rrezikojnë të detyrohen me forcë të punojnë si prostituta.

Por gjykatësi Ilana Rovner tha se gratë që fitojnë azil në SHBA përfshihen në ato grupe ku femrat kanë pësuar gjymtime në organet gjenitale dhe me këtë fenomen përballen gratë jordaneze; “vrasjet për nder” për shkak të normave shoqërore dhe fetare, dhe këtu përfshihen  gratë e krishtera në Iran, të cilët janë të detyruar t’i përmbahet kodit Islamik të veshjes femërore.

Pra sipas gjykatësit grupi grave nga Shqipëria nuk mund të fitojë dot azil për shkak se ligjet amerikane e shprehin mjaft qartë se azilin ligjor e fitojnë të gjitha ato femra të kërcënuar nga kriminelët, rebelët, apo kushdo tjetër që qeveria e një vendi nuk i kontrollon dot.

 Easterbrook tha azil në SHBA është për të gjithë ato individë që persekutohen nga qeveritë dhe ligjet qeveritare, dhe jo kriminelët thjeshtë.

“Krimi mund të jetë i shfrenuar në Shqipëri, por kjo gjë është e zakonshme edhe në Shtetet e Bashkuara. Edhe në Çikago shumë femra janë të detyruara të prostituohen”, tha ai.

“Duhet që edhe Kanadaja të japë azil për gratë e reja që i frikësohen prostitucionit në Shtetet e Bashkuara, ose që kanë frikë nga rreziku i dhunës? Azili do t’i jepej nëse vërtetohej se vërtet qeveria shqiptare është e lidhur me trafikantët dhe nuk bën asgjë për t’i mbrojtur këto gra. Por Cece nuk ka të dhëna që tregojnë se kur ajo ka kërkuar ndihmë pasi është kërcënuar, ligji nuk ka vepruar, ajo nuk ka asnjë fakt që të tregojë se shteti nuk e mbron atë”, tha Easterbrook.

Dhe kalvari zvarritjes për vajzën shqiptare se nëse do ta marrë apo jo të drejtën e azilit politik po vazhdon ende për shkak të argumenteve pro dhe kundër. Ende nuk është e qartë se nëse Johana do të futet në grupin e grave dhe vajzave që janë vërtet të rrezikuara dhe të kërcënuara nga grupet kriminale.  

/Shekulli Online/ E.L/

Lajme të ngjashme

Back to top button