A ka kush i jep karton referit? E rrëzoi lojtarin! (Video)

Kur futbollistët bëjnë ndërhyrje, ata ndëshkohen nga referi me karton. Por, kur referi bën ndërhyrje të palejueshme, a ka kush e ndëshkon?

 Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Brazil kur gjyqtari Pablo Dos Santos aksidentalisht u ndesh me mesfushorin argjentinas Andrés D’Alessandro, të cilin e përplasi përtokë gjatë ndeshjes ndërmjet Internacional de Porto Alegre e Paranaense.

Fatmirësisht, futbollisti argjentinas u ngrit pas pak çastesh në këmbë dhe e vazhdoi lojën. Gjyqtarit nuk i mbeti tjetër veçse të kërkonte falje. /Fish Media/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button