Lazarat, kultivuesit e drogës monitorojnë lëvizjet e policisë

Kultivuesit e hashashit nëLazarat kanë dijeni për lëvizjet e policisë. Këtë gjë e tregoi edhe operacioni i fundit i policisë për tu futur në fshat ku disa orë para se agjentët e policisë të tentonin të futeshinlazaratasit kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri.

Nisja e të shtënave në ajër, është bërë sapo ata kanë mësuar mbi operacionin policor që do të niste atë mbrëmje, apo të nesërmen në mëngjes, shkrun Shqip.

Ata, kultivuesit e kanabisit, kanë pasur të gjithë informacionin se Policia e Gjirokastrës, por jo vetëm, do të ndërmerrte një operacion, ku nuk përjashtohej as ndërhyrja në fshat.

Në vitet e mëparshme, forca të policisë kanë asgjësuar kanabis në rrethinat e këtij fshati, por pa u futur dot në brendësi të tij.

Shtrirja e tij buzë malit, me një gjatësi rreth 4 kilometra, e bëjnë të pamundur që strukturat e policisë së Gjirokastrës mund të futen në këtë zonë, pasi do të ishte vdekjeprurëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button