Trendi i ri i shqiptarëve: Adnan Januzaj thuaj “PO” Shqipërisë

Talenti i Adnan Januzaj jo vetëm qe ka rënë në syrin e gjithë shtypit botëror pas paraqitjeve pozitive në turnetë e verës që ka zhvilluar me Manchester United por tashmë është kthyer edhe në një trend në atdheun e tij.

Pas deklaratave të teknikut të Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi se Januzaj është një talent “puro” dhe se bën pjesë në planet e Kombëtares që ai drejton  dhe më pas ajo e kapitenit Lorik Cana se Adnan Januzaj duhet të zgjedh Shqipërinë, tifozët shqiptarë kanë nisur të ëndërrojnë.

Të gjithë shpresojnë se djaloshi i rritur në Belgjikë dhe tashmë pjesë e “djajve të kuq” do të jetë shumë shpejt pjesë e Kombëtares Kuq e Zi. Nisma më e fundit që është  shpalosur në qëllim të kësaj është parë në rrjetin social Facebook. Aty disa të rinjë shqiptarë kanë krijuar një fanpage me emërtimin “Adnan Januzaj thuaj po Shqipërisë”. Këta të rinjë janë tifozë të Kombëtares Shqiptare.

Të kontaktuar nga portali Asport.info, ata  nuk kanë dashur të flasin për emrat dhe krijuesit e kësaj faqe “ Nuk dëshirojmë të bëhemi publik pasi qëllimi ynë nuk është të reklamohemi ne por të mbyllin me sukses një mision  që sapo ka nisur”.

Menjëherë kanë shpërthyer komentet pozitive dhe brenda pak orëve më shumë se 1000 fansa janë bërë pjesë e këtij “fanpage”. Ky funpage është menduar si një aksion ku çdo tifoz sipas mënyrës së tij t’i kërkoj Adnan Januzajt të vesh fanellën Kuq  e  Zi. Nëse një nga talentet më të mëdha të botës së futbollit do e dëgjoj këtë thirrje kjo mbetet të shihet në momentin që Januzaj do të zgjedh Kombëtaren e tij mes Shqipërisë dhe Belgjikës.

Nëse dëshironi që edhe ju të jeni pjes e asaj faqe, atëher klikoni këtu ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button