Viti i Ri, Elita 5 do të argëtojë qytetarët struganë

Komuna e Strugës bëri me dije sot se me rastin e festës së Viti të Ri, do të organizojë koncert festiv në qendër të qytetit.

Përpara qytetarëve të Strugës do të performojnë këngëtarët Agim Poshka, Leonora Hajdari, Betime Zylali, Dj Ardo, Artan Zhuta, Nita Reçi.

Për herë të parë në manifestime të këtij lloji, në sheshin e qytetit, do të performojë Rock Grupi më i njohur shqiptar, Elita 5.

Komuna e Strugës thotë se do të ketë edhe shumë surpriza të tjera që i lë të pazbuluara.

“Ejani të gjithë në sheshin e qytetit, të festojmë së bashku në mënyrë dinjitoze, ashtu siç i ka hije Strugës  dhe struganëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Strugës.

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button