Siria e lirë nuk na djeg buzët

Revolucioni në Siri, që më pas degjeneroi në luftë, masakra dhe gjenocid ndërkombëtarisht po ndiqet si njëra prej episodeve më të rënda të së ashtuquajturës “pranvera arabe”. Shkaku se në konfliktin e atjeshëm vijnë lajmërime për pjesëmarrje edhe të shqiptarëve si vullnetarë në anën e forcave opozitare, gjë që u vërtetua me viktimat e deritanishme nga shqiptarë që u vranë në përleshje me forcat e sigurisë dhe paramilitarët e regjimit të atjeshëm. Ndonëse shkaku i prezencës së një diaspore, gati të harruar, historike shqiptare, para së gjithash në Damask dhe Halep-o, shqiptarët do mund të quheshin si veç më të përfshirë në këtë konflikt, tani, me lajmet për pjesëmarrje vullnetare në luftën e atjeshme duhet të sqarohen disa gjëra në opinion.

Regjimi sirian, gati në përmbysje, është në duart e minoritetit alevito-shiit dhe vetëm me këtë të qenurit i huaj për shumicën synite të popullatës së atjeshme, arabe dhe kurde, mund të sqarohen krejt masakrat dhe gjenocidi që ky regjim i bëri dhe vazhdon t’i bëjë popullatës dhe qytetarëve të vet. Akte këto me të cilat ajo humbi gjithë përkrahjen në komunitetin ndërkombëtar dhe vazhdon të gëzojë vetëm përkrahjen e shtetit shiit dhe teokratik të Iranit dhe të Rusisë. Përkrahje kjo e cila pamundëson ndërhyrjen direkte të shteteve që duan liri për Sirinë dhe ndërprerje të gjenocidit, sikur që janë Turqia, Arabia Saudite por edhe SHBA dhe BE, të cilat kanë venduar embargo për regjimin aktual sirian kurse tani kanë hequr shumë ndalesa për ndihmë të frontit opozitar të atjeshëm.

Kyqja, shkuarja dhe përfshirja e deritanishme e disa shqiptarëve në atë luftë ka qenë gjithnjë individuale dhe në gjithë vendet ku ka shqiptarë nuk ka patë asnjë organizim apo thirrje masive. Asnjë institucion, as fetar e as politik, nuk ka bërë ndonjë ftesë, organizim apo thirrje për përfshirje në këtë konflikt. Gjithë rastet e deritanishme kanë qenë vetëm vendime personale të njerëzve të cilët kryesisht shihen se janë ose studentë dhe të martuar që kanë ndodhur aty, apo edhe shkuarje në front prej ndonjë vendi perëndimor. Me këtë kjo kyçje më së shumti përngjan me kyçjen vullnetare në luftën kundër fashizmit në Spanjë, mes dy luftërave botërore, në të cilën bashkëngjitje të atëhershme ka patë edhe shqiptarë.

Gjithë analizat e shkuarjeve të deritanishme çojnë në konkludim se kjo është shkaku i solidaritetit njerëzor dhe fetar me popullatën e atjeshme. Shqiptarët me përkatësi myslimane po ashtu janë synitë, sikur popullata shumicë e Sirisë e cila tani po persekutohet mizorisht nga regjimi i atjeshëm me përkatësi shiite. Por, kjo nuk është ndonjë luftë sektare mes myslimanëve pasi kemi të bëjmë me një regjim dhe me popullatë dhe nuk janë duke luftuar dy komunitetet fetare mes vete, sikur mund të jetë rasti diku tjetër në botë. Nuancat e vetme për tu dukur si një lufte sektare ia jep kyqja e paramilitarëve shiit të Hezbollahit nga Libani të cilët i kanë dalë në ndihmë regjimit sirian kundër forcave opozitare. 

Llafet dhe përfolja se inkuadrimi në opozitë bëhet për shkaqe ekonomike janë totalisht të pabaza pasi në shumë vende aty në rajon ka shumë vende pune që janë njësoj të paguara si shumat e përfolura, pro që janë vende më pak të rrezikshme për të siguruar një pagë mujore duke pastruar tualete ose punë në ndërtimtari. Siç është rasti me shumë shqiptarë, nga Maqedonia dhe Kosova të cilët janë me punë të përkohshme në Irak dhe Afganistan. Iraku dhe Afganistani dhe kyçja e deritanishme e shqiptarëve, disa herë edhe kolektive dhe institucionale, në misionet ushtarake dhe logjistike të atjeshme e bën të pamundshme refuzimin të kësaj kyçjeje individuale në luftën në Siri që kanë zgjedhur disa njerëz, shkaku i solidaritetit fetar dhe njerëzor, vetëm me argumentin e mospërzierjes në luftëra të huaja dhe të largëta.

Po ashtu argumenti tjetër se ne si komb dhe shqiptarë kemi punët tona dhe shqetësimet tona është valid, por vetëm në një masë të caktuar pasi këtu kemi të bëjmë me një luftë dhe rezistencë ndaj një gjenocidi që u bëhet sirianëve dhe që në shumë çka ngjason me gjenocidet që ne kemi parë dhe përjetuar shumë afër në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Argumentimi i këtillë nuk është valid mu shkaku faktit se aktualisht shqiptarët si komb e as si organizime politike nuk kanë ndonjë luftë të shpallur me dikë prej armiqve, që të mund të themi se ai që zgjodhi shkuarjen në Siri ka lënë anash prioritete tjera?!

Po ashtu për të gjitha kyçjet e deritanishme të shqiptarëve me saktësi dihet vetëm se kanë qenë në anën e opozitës dhe për asnjë rast nuk është raportuar se kjo është bërë vetëm në ndonjë organizatë apo strukturë të caktuar, më pak ose më shumë të “rrezikshme”, siç dinë të cilësojnë disa medie, këtu në opinionin maqedonas.
Ka tendenca manipulative që ky konflikt të ketë implikime dhe kjo bëhet nga medie të caktuara sllave në Maqedoni, Serbi dhe Rusi, por kjo aspak nuk qëndron pasi nuk kemi të bëjmë vetëm me ndonjë lloj specifik të myslimanëve të ndryshëm, por është shumica synime si shumicë e gjithë myslimanëve kudo në botë. Njashtu, këndej pari nuk ka përkrahës të regjimit sirian që të mund që konflikti i atjeshëm të bartet disi apo të ketë fërkime dhe implikime në këto vendet tona.
Kësisoj manipulime mediatike për implikim më së paku do duhej të bënin mediet në Maqedoni të cilat asnjëherë nuk kanë trajtuar denjësisht implikimin më të madh të deritanishëm të bartjes së një konflikti të huaj në Maqedoni, kur me rastin e bombardimit të Serbisë disa struktura këtu në Shkup kishin tentativë për vënie zjarri të ambasadës amerikane në Shkup.

Siria e lirë po paguhet shtrenjtë nga populli i atjeshëm dhe është kjo një dhembshuri njerëzore që ndihet gjithandej nëpër botë, por Siria e liruar nga ky regjim i padrejtë është afër dhe do jetë një tullë për paqen, në mbarë botën. Shqiptarët janë komb liridashës që kanë dhënë përpjekjet dhe sakrificën e vet për liri dhe e kuptojnë se liria vjen duke u përpjekur për të, por dhe duke u ndihmuar dhe solidarizuar për të edhe me pjesëtarë të kombeve tjera.  

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk
Të drejtat e publikimit i kanë vetëm © Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre

Lajme të ngjashme

Back to top button