Sulm me armë në mes të ditës në Korçë, video ekskluzive (Video)

Në mes të ditës vazhdojnë kërcënimet dhe grabitjet me armë. 

TV A1 Report siguron ekskluzivisht pamje të momentit kur një tregtar i produkteve ushqimore kërcënohet me armë dhe dhunohet me grushta nga një person i pamaskuar dhe që nuk frikësohet nga fakti se është në një ambient publik, në mes të ditës, transmeton Shqiptarja.

Ngjarja është zhvilluar pak ditë më parë në tregun e magazinave në qytetin e Korçës.   

Video është sjell në redaksinë e tv A1Report nga një qytetar i Korçës  i cili ka arritur të fiksojë momentet e ngjarjes me kamerat e sigurisë së dyqanit të tij.  Pamjet tregojnë qartë sesi një burrë i armatosur me pistoletë vjen drejt tregtarit dhe pasi i drejton pistoletën e qëllon me grusht.  Policia e Korçës pranon ngjarjen dhe shpjegon se ka qenë një sherr dhe kërcënim për motive personale.

Policia shton se ndaj personit, i identifikuar si Arben Perparim Sadikaj, 44 vjec, banues në lagjen 16 Korcë, ka nisur procedim penal për kanosje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake ndaj shtetasit Dh.J, 34 vjec, banues ne fshatin Vashtemi – Korçë.  

Nga ana tjetër, qytetari i cili solli në redaksi videon na sinjalizon se pamjet e filmuara kanë të bëjnë me një tentativë grabitjeje.  Grabitjet me dhunë e armë janë kthyer në një fenomen shqetësues për qytetarët të cilët ndjehen të pambrojtur, ndërsa uniformat blu janë inegzistente përballë kësaj situate më shumë se sa të frikshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button