Viti ri shkollor, do të nis me librat e vjetra përplotë gabime?

Me gjasë, edhe viti i ri shkollor 2013/2014 do të nis me gabimet dhe fyerje të shumta nëpër librat shkollore.

Nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, thonë se gjithçka është në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe se nuk posedojnë informacione nëse kanë kaluar librat e reja ndonjë komision ose jo.

‘Gjithçka është në kuadër të Ministrisë së arsimit dhe shkëncen, libra të reja në komision nacional apo diçka nuk kanë kaluar askund, informacionet duhet ti kenë në MASH. 
Unë nuk kam asnjë informarcion se ndonjë libër i ri do të kalojë. Janë librat e njëjta që kanë qenë me probleme, mbeten problemet e njëjta si kanë qenë më parë, nuk ka tjetër’ tha Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH-it.

Sa i përket paralajmërimeve të ish ministrit të arsimit Pançe Kralev, se për librat e reja do të ketë komision nga Anglia Dardhishta tha:  ‘Unë nuk jam i informuar se janë dërguar në Angli janë përkthyer apo diçka të ngjajshme librat e reja. Libri i shoqërisë ka qenë problem si libër i parë që ka qenë me shumë gabime por ato ende nuk ka asnjë informarcion nga MASH. Tash është koha e pushimeve, unë nuk kam ndonjë informacion tash për momentin. Tash duhet të presim të përkthehen dhe të vijn prej Anglisë librat, unë nuk e di se si dhe në çfarë mënyrë, atë deklaratë e patë dhënë ministri Kralev ky i riu nuk ka dhënë asnjë deklaratë për libra’ u shpreh ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button