Itali – Argjentinë, formacionet e mundshme

Sonte luhet miqësorja ndërmjet Italisë dhe Argjentinës në “Olimpico”, e organizuar në nder të Papa Francesko.

Por, adhuruesit e futbollit nuk do të kenë mundësi ti shohin duke luajtur dy yket e këtyre përfaqësuesve, argjentinasin Lionel Mesi dhe italianin Mario Balotelli. Sulmit të italianëve pritet të udhëhiqet nga dyshja Osvaldo-El Sharavi, kurse ai argjentinas nga Di Maria-Higuain-Palacio.

 Ja formacionet e mundshme:

ITALIA (4-3-1-2): Bufon; Maxhoo, Bonuçi, Kiellini, Antonelli; Markisio, Pirlo, De Rosi; Kandreva; El Sharavi, Osvaldo. Trajner. Cezare Prandelli

ARGJENTINA (3-4-3): Romero; Kampanjaro, Zabaleta, Garai; Maskerano, Banega, Maksimiliano, Rodrigez, Alvarez; Di Maria, Higuain. Tr. Sabella

 ARBITËR: Stark (Gjermania)

Lajme të ngjashme

Back to top button