Turqia fillon bisedimet ndërkombëtare mbi Egjiptin

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu janë duke ndjekur nga afër lëvizjet e policisë për të shpërndarë me forcë protestat e organizuara nga mbështetësit e presidentit Muhamed Mursi.

Turqia ka filluar të zhvillojë bisedime ndërkombëtare. Sipas raporteve të mediave turke, dy liderët kryesor të shtetit kanë realizuar takime dhe thirrje telefonike me homologët e jashtëm lidhur me ngjarjet aktuale në Egjipt.

Kryemistri turk Erdogan ka qëndruar një kritik i ashpër ndaj grushtit të shtetit në Egjipt, duke thënë se mbështet vetëm qeverinë e zgjedhur nga votat e popullit.

Së fundmi nga dhuna policore janë vrarë mbi 200 persona kurse janë lënduar rreth 5.000 të tjetë, të cilët ishin mbledhur në sheshet Nahda dhe Rabaa el Adevije. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button