Bakteret fshihen në peshqirët dhe leckat e kuzhinës

Peshqirët dhe sfungjerët që përdorni preferohet t’i pastroni sa më shpesh, për të shmangur infeksionet e ndryshme.

Studimet amerikane kanë zbuluar se 89 për qind të peshqirëve të kuzhinës janë të mbushur me baktere, të cilat zakonisht gjenden në traktin tretës te njerëzit dhe kafshët.

Studimi po ashtu ka gjetur se 25 për qind e peshqirëve kanë dalë “pozitiv” në bakterin e rrezikshëm Escherichia coli.

Sfungjerët dhe leckat e kuzhinës janë më të rrezikshmit. Nëse i fshini enët me lecka të cilat i keni përdorur edhe më herët, gjasat janë të mëdha që t’i përcillni bakteret në enë. Studiuesit thonë se pas çdo përdorimi leckat e kuzhinës duhet t’i futni në tretësirë dezinfektuese, ndërsa t’i pastroni në lavariçe së paku një herë në javë.

Peshqirët e pastrimit, po ashtu janë të rrezikshëm pasi mbledhin lagështinë dhe shpejt bëhen pa larë. Ekspertët këshillojnë që t’i pastroni pas çdo të tretës fshirje, ashtu që të mund të largoni me miliona qeliza të vdekura të cila peshqirët mbledhin pas çdo fshirje, dhe kështu të shmangni edhe aromën e pakëndshme.

Peshqirët e duarve dhe fytyrës po ashtu duhet ndërruar sa më shpesh. Kur ju pastroni duart dhe fytyrën, dhe e fshini atë me peshqirin që keni përdorur më herët, në lëkurë sërish përcillni bakteret që janë mbledhur aty nga fshirja e mëhershme.

Andaj peshqirët e fytyrës duhet t’i ndërroni pas çdo përdorim, nëse nuk dëshironi që bakteret të depërtojnë në porte tuaja dhe të rrisin gjasat për puçrra dhe infeksione dermatologjike. /Mjeku.Net/

Lajme të ngjashme

Back to top button