Giggs: Nuk më bëjnë përshtypje shpenzimet e Cityt

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka bërë disa komente në lidhje me arritjen e Jose Mourinhos te Chelsea dhe shpenzimet që është duke i bërë Manchester City në këtë merkato, duke thënë se këto gjëra nuk i bëjnë atij shumë përshtypje.

“Mourinho ka arritur te Chelsea teksa City është duke shpenzuar shumë para, por kjo është një gjë që nuk na shqetëson neve”.

“Ne jemi kampionët. E dimë shumë mirë që nuk është lehtë ta mbrojmë titullin, por një gjë të tillë e kemi bërë më herët dhe do të tentojmë ta përsërisim”, tha Giggs./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button