Dy ushqime që parandalojnë obezitetin te fëmijët

Karotat dhe brokoli janë dy elementë të rëndësishëm ushqimorë kundër obezitetit te fëmijët. Kështu që dy herë në ditë, nënat këshillohen që t’iu japin dy porcione me karrota dhe brokoli fëmijëve, në mënyrë që të shmanget shtimi i peshës dhe rreziku i diabetit të tipit 2.

Është ky rezultati i një studimi të dy universiteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i Universitetit të Texas dhe South Carolinës, i publikuar në revistën shkencore “Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics”.

Këto dy produkte ushqimore jo vetëm mbajnë nën kontroll peshën e fëmijëve, por parandalojnë edhe sëmundje kardiake ose të mëlçisë.

Gjatë studimit u mbajtën nën vëzhgim 175 fëmijë obezë në Los Angelos, të cilët iu nënshtruan një diete ushqimore vegjetariane dhe ku baza kryesore ishin karrotat dhe brokoli. U vu re se pas një muaji regjimi të tillë ushqimor, niveli i insulinës në gjak u reduktua dhe pesha e tyre nisi të ulej. Jo vetëm kaq, por ideale është që të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime të stinës. /noa.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button