SHBA: Shqetësim për bastisjen e Zyrës së REL-it në Baku

Zyrtarë të Departamentit amerikan të shtetit thonë se Shtetet e Bashkuara janë të “shqetësuara” nga raportet për bastisjen e Zyrës së Radios Evropa e Lirë, programi për Azerbajxhanin, në kryeqytetin Baku.

“Ne jemi të shqetësuar nga raportet se të punësuarit e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria në zyrën në Baku, janë ndaluar në zyrat e tyre dhe janë marrë në pyetje, derisa kapacitetet janë bastisur nga policia”, tha një zyrtar i Departamentit amerikan të shtetit në kushte anonimiteti.

Hetuesit dhe policia e armatosur sot kanë hyrë në zyrën e Radios Evropa e Lirë, kanë konfiskuar kompjuterë dhe anëtarët e redaksisë i kanë mbajtur në dhoma për disa orë.

Prokurorët thanë se bastisja ishte pjesë e një hetimi në zhvillim lidhur me Redaksinë për Azerbajxhanin të Radios Evropa e Lirë, si entitet i financuar nga jashtë.

Radio Evropa e Lirë/Radio Liria dhe zyrat e tyre financohen nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Zyrtari i paidentifikuar i Departamentit amerikan të shtetit u ka bërë thirrje autoriteteve në Azerbajxhan, që të udhëheqin hetim “transparent” në linjë me “përkushtimet ndërkombëtare për ta mbrojtur lirinë e mediave”.

Lajme të ngjashme

Back to top button