7 gjërat që e bëjnë lëkurën tuaj të duket më e vjetër

Ka shumë gjëra që e bëjnë lëkurën tuaj te duket më e vjetër se sa mosha juaj aktuale, dhe këtu poshtë janë përmendur ato kryesoret.

1. Pirja e duhanit
Nëse pini duhan, mbani në mend se kjo e bën lëkurën tuaj të duket e zbardhur dhe shumë më e vjetër se mosha juaj. Dhe mos harroni se pirja e duhanit është e keqe edhe për dhëmbët tuaj. Me lëkurë të keqe dhe dhëmbë të verdhë, me të vërtetë qe e bën pamjen tuaj të përgjithshme te duket shumë më te vjetër se sa ju jeni. Është thënë se ata që pine duhan në te 30-at e tyre kanë aq rrudha ne fytyrë sa ata qe nuk pinë duhan dhe janë ne te 50-at e tyre.
2. Rrezet e diellit
Shumica prej nesh e di se çfarë ndikimi ka për lëkurën tonë marrja e rrezeve te diellit. Nuk po themi se ju duhet të qëndroni larg nga dielli, por në qoftë se ju bëni banjë dielli çdo ditë atëherë mos e pyesni veten pse dukeni me te vjetër se mosha juaj.
3. Pirja e alkoolit
Pirja e alkoolit shkakton dehidratim, rrudha, humbje te kolagjenit, elasticitet dhe skuqje. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të shmangni pirjen plotësisht, menaxhimi i te pirit është çelësi. Te pini vetëm gjate fundjavave nuk do te ndikoje ne lëkurën tuaj.
4. Mungesa e gjumit
Ndoshta, kjo tingëllon klishe, por ju duhet të flini mjaftueshëm gjumë. Nese jeni të lodhur, nuk do të punoni siç duhet. Kur ju jeni të lodhur, lëkura juaj duket e lodhur. Prandaj sigurohuni që bëni rreth 7-8 orë gjumë çdo natë. Nëse ju keni një orar shumë të ngjeshur, 6 orë gjumë në natë do të ishte e mjaftueshme për ju dhe lëkurën tuaj.
5. Shume ushtrime kardio
Është e rëndësishme të dini se ushtrime te tepruara nuk ju bëjnë mire. Nëse jeni duke bërë shumë ushtrime kardio, ju do të humbni peshë shumë shpejt dhe kjo mund të bëjë që ju te dukeni shumë më të vjetër për të qenë aq te dobët. Nëse ju dëshironi të humbni peshë, duhet te konsultoheni me mjekun dhe të kuptoni se çfarë është me e mira për formën e trupit tuaj.
6. Fjetja pa hequr “makeup-in”
Nëse femrat dëshirojnë të duken të reja, ato duhet gjithmonë të heqin “makeup-in” para se të shkojnë në shtrat. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për lëkurën tuaj të marr frymë, sidomos gjatë natës. Fjetja me grimin mbi lëkurë do te sjelle rrudhat ne fytyrë.
7. “Makeup-i”
Nëse jeni duke përdorur shume “makeup” mbi lëkurën tuaj, ndërpriteni këtë zakon! Grimi i tepruar nuk e le lëkurën tuaj të marr frymë dhe mund të bllokoj poret tuaj duke shkaktuar probleme te cilat do ta bëjnë lëkurën tuaj te duket shumë më e vjetër se sa mosha juaj. Nëse do te qëndroni në shtëpi apo do te dilni jashte per pak kohe, mos përdorni “makeup” fare ose shume pak.

Lajme të ngjashme

Back to top button