Qeveria Çeke mbijetoi vetëm një muaj, dha dorëheqje

Vetëm një muaj pas konstituimit të saj, qeveria çeke e drejtuar nga ekonomisti  Ji?í Rusnok ka dhënë dorëheqje, pasi ka humbur besimin e parlamentit javën që shkoi.

Partitë kryesore parlamentare janë në konflikt me kryetarin Millosh Zeman, që kur ai  nominoi, bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Rusnok-un  për kryeministër.

Paraprakisht,  ish kryeministri Petër Neças kishte dhënë dorëheqje, pas shpërthimit të aferës së mitmarrjes dhe përgjimit, në të cilën ishin përzier edhe  shefja e kabinetit dhe e dashura e tij si dhe parlamentarë dhe zyrtarë të kundërzbulimit. 

Partitë e kanë akuzuar kryetarin Zeman, se me zgjedhjen e mikut të tij për kryeministër, ai i ka anashkaluar zgjidhjet kushtetuese dhe i ka dhënë vetes  më shumë kompetenca.

Njoftohet se më 16 gusht do të fillojnë bisedimet për shpërndarjen e parlamentit, ndërsa nëse deputetët votojnë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ato mund të mbahen në fund të  tetorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button