Tetovë, dy vetëvrasje brenda një dite, 14 për gjithë vitin

Dy vetëvrasje të personave më të moshuar kanë ndodhur dje në Tetovë në dy vende të ndryshme. Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski njoftoi se vetëvrasja e parë ka ndodhur dy net më pare rreth orës 4 pasi 72­vjeçari V.K. ka kërcyer nga ballkoni i katit të dytë të ndërtesës banesore në rrugën “19 Nëntori”. Trupi i tij i pajetë është gjetur në një rrugicë me ç ‘rast ekspertizë kanë bërë prokurori publik, një ekip i SPB Tetovë dhe një mjek i mjekësisë ligjore. Në trup nuk janë gjetur gjurmë të dhunës dhe me urdhrin e prokurorit publik ai i është dorëzuar familjes.

Ngjarja e dytë është regjistruar mbrëmë rreth orës 19 e 50 minuta pasi të afërmit e kanë paraqitur rastin e vetëvrasjes së 68­vjeçarit XH.I. në rrugën “167” pa numër. Ai është gjetur i varur në çatinë e shtëpisë së tij. Është kryer ekspertizë nga Prokurori publik, një ekip i SPB Tetovë dhe një mjek I mjekësisë ligjore. Në trupin e personit të vdekur nuk janë gjetur gjurmë dhune. Megjithatë policia ka gjetur gjurmë dhe gjësende të tjera të cilat janë marrë për ekspertizë.

Sipas të dhënave të policisë, gjatë këtij viti në rajonin e Tetovës janë regjistruar gjithsej 14 vetëvrasje dhe tetë tentime për vetëvrasje, ndërsa në rajonin e Gostivarit ka pasur dy vetëvrasje dhe 34 tentime për vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Back to top button