Çair, rruga që u bë gaz i botës do të rregullohet

Rruga “Mesta 48” në lagjen e Seravës, e cila është bërë gazi i botës në rrjetet sociale dhe mediat për shkak të “asfaltimit” të saj si që shikoni në fotografi, do të rregullohet në pranverë. Kështu deklaruan zyrtarët e Komunës së Çairit pas turpit që plasi në tërë Ballkanin me asfaltimin qesharak të kësaj rruge.

Këshilltari i BDI-së në Qytetin e Shkupit Qemajl Musliu dhe Udhëheqësi i sektorit për urbanizëm në Komunën e Çairit, Xhengis Hani kanë vizituar lagjen dhe kanë mbajtur një konferencë për shtyp në këtë rrugë.

Me këtë rast është konstatuar se pas intervenimit që ka bërë N.P. “Ujësjellësi dhe kanalizimi” nuk është shtruar rruga sipas standardeve të duhura.

“Komuna e Çairit ka dëgjuar zërin e banorëve dhe ka reaguar menjëherë. Pas marrëveshjes me banorët e asaj rruge është konstatuar se me qëllim që të mos dëmtohet instalimi i ujit dhe shkaku i kushteve jo të përshtatshme atmosferike, në pranverë të bëhet instalimi i ri i ujit dhe asfaltim rrënjësor i rrugës në fjalë”, thanë dy përfaqësuesit Musliu e Hani.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button