‘Jam e kuqe…’
Gjaku merr flakë dhe bëhet Satan!
Pastaj ti më vjedh një puthje…
E sishmës më gervish në buzë, më çan’
Me thonj’, buzëkuq e gjak bëhen një…
Një flakërimë, një lutje…
Nuk ke frikë të pish në mua,
Të ushqehesh, por kurr të ngopesh,
Je çmendur por nuk e thua…
E din mire… Jam e kuqe!
Satani më vjedh një vals’
Ti bëhesh xheloz,
Ti nuk harron dot, nuk hesht, pa klas’
E din mire… Jam e kuqe!
Me gërvish ne buzë, e nuk më lë të zhbëj lëndimin
Ty të pëlqen të pish’, brendësinë time
Të vetmen brendësi që un kam,
Një lëndë që më rrjedh në damarë, sublime!
… … … …
Satani u bë xheloz, për ne… Oh, Zot!
Eshte çmendur dhe ai, por nuk e thotë…
Ai e di… Jam e kuqe!
Arsejda Gjyli
D.21.12.2014