Recital nga Sihana Badivuku – Hoxha dhe Maja Kastratoviq

Qendra Informative Kulturore në Shkup organizon recital nga Sihana Badivuku – Hoxha, violinë dhe Maja Kastratoviq, piano.

Recitali do të mbahet me datë 26 dhjetor 2014, me fillim në ora 20:00 në Sallonin 19:19.

Sihana Badivuku-Hoxha, violinë

Sihana Badivuku – Hoxha, violiniste e shquar shqiptare, u lind në vitin 1967 në një familje muzicientësh. Shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës i kreu në Prishtinë, në klasë të profesorëve B. Dimchevski dhe P. Vernikov. Studioi në Konservatoriumin Shtetëror të Moskës P.I. Cajkovski, ku i kreu edhe studimet pasuniversitare në klasën e prof. E. Chugajeva.(1983 – 1991)

Maja Kastratoviq piano

Maja Kastratoviq u lind në vitin 1969 në Shkup. Arsimin e ulët muzikor në QASHMB “Ilija Nikollovski-Lui” në klasën e prof.S.
Jovanoviq.Edukimin muzikor e vazhdoi në Moskë, së pari në shkollën së mesme të specializuar për muzikë te prof. S.I. Gaxhiev dhe më pas studioi në Konservatorin prestigjioz “P.I.Chajkovski”, ku u diplomua në vitin 1993, në klasën e prof. LJ.V. Roshçina. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Shkup në Akademinë e Muzikës, në klasën e prof. Boris Romanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button