Morsit i zgjatet paraburgimi

Prokurori publik i Egjiptit ka zgjatur për 15 ditë masën e paraburgimit për presidentin e rrëzuar, Muhammad Morsi.

Ai ndodhet në paraburgim për shkak të përgjegjësisë për vrasje dhe kontakteve me Hamasin, transmeton Tribuna.

Morsi thuhet se ka qenë në kontakt me organizatën radikale palestineze, e cila i ka ndihmuar të ikë nga burgu më 2011.

Mbështetësit e tij vazhdojnë të protestojnë në Kajro.

Ushtria ka rrëzuar Morsin më 3 korrik, për shkak të pakënaqësive të qytetarëve me politikat e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button