Papa Françesko kritikon ashpër priftërinjtë, ua përmend “sëmundjet” nga të cilat vuajnë!

Papa Françesko të hënën – në adresimin tradicional në administratën e Vatikanit – ka veçuar disa “sëmundje” nga të cilat Kisha dhe prelatët – e veçanërisht anëtarët e Kurisë Romake duhet të ruhen, duke gjykuar tendencat, rivalitetin, karrierizmin, thashethemet, shpifjet dhe grindjet.

Ndër sëmundjet nga të cilat Kuria vuan, Françesko numëroi “ndjenjën e pavdekshmërisë”, “Azhemeirin shpirtëror “, “skizofreninë ekzistenciale”, “zemrën prej guri”, “narcizmin e rrejshëm”, “ekzibicionizmin sekular”, “rivalitetin për famë”, “seriozitetin e vdekshëm” dhe “terrorizmin e thashethemeve”, që rezultojnë në një “orkestër të çakorduar”.

Kuria është aparat administrativ i Selisë së Shenjtë dhe organi i saj qendror përmes të cilës Papa drejton Kishën Katolike.

Agjencitë kanë shkruar se Papa në fjalimin tradicional të Krishtlindjeve – drejtuar priftërinjve të Kurisë në Sallën e Klementit të Pallatit Apostolik – ishte i ashpër për çka në fund pranoi një duartrokitje të ftohtë, ndërsa pakkush ka buzëqeshur, transmeton Telegrafi.

Në fillim të fjalimit të tij ai u bëri homazh personave të “padukshëm” që mundësojnë që Vatikani të funksionojë përditë.

Pasi falënderoi shkurtimisht kardinalët dhe peshkopët për punët e kryera gjatë vitit, Papa tha se si në mesin e njerëzve ashtu edhe në Kuri ka “pabesi” ndaj Ungjillit ndaj kërcënohet nga sëmundjet që duhet shëruar.

“Do të ishte mirë që të imagjinohet Kuria si model i Kishës, si organ që çdo ditë e më shumë është unik dhe harmonik, një organ kompleks me elemente të ndryshme që nuk kanë të njëjtën punë, por janë të rreshtuar në një operacion të duhur, efikas, pavarësisht nga dallimet midis tyre”, tha Françesko.

Por, para shërimit ata duhet të jenë të vetëdijshëm për sëmundjet, ndaj Papa ftoi peshkopët dhe kardinalët që të lejojnë që Fryma e Shenjtë t’i frymëzojë e jo të mbështeten vetëm në aftësitë e tyre intelektuale dhe organizative.

 

“Priftërinjtë janë si aeroplani. Ata janë unik kur bien”, ka thënë Papa duke mos përmendur asnjë mëkatar në veçantë.

Franeçsko, pas zgjedhjes për Papë në mars 2013, filloi një reformë të thellë të Kurisë që është duke luftuar me shumë kontradikta të brendshme. Këto kontradikta zbulohen me përfundimin e papatit të Benediktit XVI, kur zbulohet se Kuria është plot intriga, karrierizëm e dallavere pas shpinës së Papës. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button