Thaçi: Buxheti siguron rritje ekonomike

 Zv/kryeministri, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se buxheti i miratuar në Kuvend siguron rritje ekonomike të qëndrueshme dhe se është buxheti më i lartë në historinë e Kosovë

Thaçi falënderoi deputetët që sot aprovuan në leximin e parë buxhetin për 2015 të Kosovës.

“Është ky një buxhet që siguron rritje ekonomike të qëndrueshme; është buxheti më i lartë në historinë e Kosovës; është buxhet që nxit reformat demokratike, qoftë në ekonomi, legjislacion apo politikë”.

“Buxheti i aprovuar po ashtu krijon vende të reja të punës dhe ofron rritje të mirëqenies sociale të qytetarëve. Buxheti përfshin edhe projektet më mëdha infrastrukturore të vendit tone si dhe dyfishim të investimeve në bujqësi kosovare”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi

 

Lajme të ngjashme

Back to top button