Edi Rama të premten në Kosovë

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të flasë për të ardhmen e Ballkanit, pas Konferencës së Berlinit, Partneritetin Strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, në një diskutim në Prishtinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë të premten në Kosovë. Ai është i ftuar nga Lëvizja Fol të flasë për temën “E ardhmja e Ballkanit pas Konferencës së Berlinit, Partneriteti Strategjik në mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe Marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Serbisë”.

Diskutimi do të bëhet në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe do t’i jetë i hapur me pjesëmarrësit në sallë, të cilët mund t’i bëjnë pyetje kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Ende s’është zbardhur agjenda e plotë e kryeministrit Rama në Prishtinë, nëse ai do të jetë edhe vizitor i kryeministrit të ri të Kosovës, Isa Mustafa, apo nëse do të ndajë kohë për ish mikun e tij, tash zv.kryeministër, Hashim Thaçi. /Politiko.net

Lajme të ngjashme

Back to top button