Zogjtë e ndjejnë tornadon një ditë para

Shkencëtarët amerikanë, që kanë mbledhur të dhëna në lidhje me disa zogj, thonë se ata i braktisën foletë e tyre një ditë përpara se të vinte një tornado i fuqishëm.

Zogjtë fluturuan 700 kilometra në jug për në Gjirin e Meksikës.

Sipas shkencëtarëve, ata e kanë ndjerë tornadon duke u afruar.

Të nesërmen, në prill të vitit 2014, zona qendrore e vendit u godit nga tornado vdekjeprurëse.

Shkencëtarët thonë se zogjtë mund të ndjejnë dhe mund të arratisen nga ngjarje të tilla ekstreme.

Për më tepër, zogjtë që u larguan, sapo kishin mbaruar një udhëtim migrator prej 5 mijë kilometra.

Megjithatë, ata bënë sërish një udhëtim ekstra.

Lajme të ngjashme

Back to top button