Permafrosti, bomba klimatike ende e panjohur

Nëntoka e ngrirë e Arktikut dhe Siberisë, permafrosti, përfaqëson 25 për qind të Hemisferës Veriore, ngrohja e së cilës përbën një bombë klimatike ende të panjohur.

Në raportin e tyre të fundit, ekspertët e Grupit Ndërqeveritar mbi Evolucionin Klimatik (GIEC) të OKB-së theksuan se rritja e temperaturave të këtyre tokave, të ngrira prej mijëra vitesh, ishte mes 0,5 dhe dy gradë celsius që prej fundit të vitit 1970.

Pra kjo rritje ka qenë më e lartë sesa mesatarja e gjithë sipërfaqes së Tokës.

Deri në vitin 2100, GIEC-i gjykon se permafrosti mund të humbasë rreth 90 për qind të shtrirjes së tij.

Por shkrirja e tij do të lirojë gjithashtu edhe sasi shumë të mëdha të gazit me efekt serë.

Sipas shkencëtarëve, vlerësohet se permafrosti përmban 1.700 miliardë tonë karbon, ose dy herë më shumë sesa ka në atmosferë.

Më shumë ngrohet permafrosti, më i lartë është sasia karbonit të lëshuar në ajër, por njohuritë shkencore në këtë fushë janë shumë të kufizuara.

Më shumë ngrohet toka, më shumë zhvillohet bota bimore dhe merr pjesë në përshpejtimin e shkrirjes; karboni, që ka mbetur i grirë, fillon të çlirohet, duke prodhuar shumë më teprë dyoksid karboni dhe metan.

Lajme të ngjashme

Back to top button