Recension: Greku e dëmton trarin e doganës maqedonase

Lajmi është forma më e shkurtër gazetareske e cila duhet shpejt, shkurt dhe qartë t’ia përcjellë lexuesit përmbajtjen e ngjarjes.

Me atë “shpejt, shkurt dhe qartë” nuk nënkuptohet që tekstualisht të përcillet përmbajtja nga buletini policor dhe të kopjohen shkurtesat nga raporti policor, dhe askush, përveç nëpunësi policor që e ka përpiluar raportin zyrtar, të mos e ketë të qartë se çka ka ndodhur dhe ku.

Ose, siç është rregulluar me nenin 15 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë: “Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit.” E mu këtë e kemi te ky lajm.

Грк ја оштетил рампата на македонска царина Република OnlineLinku deri te artikulli origjinal: Greku e dëmton trarin e doganës maqedonase

Data dhe koha e publikimit: 17.12.2014 12:28

Data e recensionit: 19.12.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

KU KA NDODHUR NGJARJA

Shembull tipik i transmetimit të buletinit policor, pa përpjekje nga ana e gazetarit që të vihet në rolin e lexuesit dhe të shohë se ajo që e ka shkruar a është e qartë dhe a e saqron ngjarjen në mënyrë përmbajtësore.
Njëra nga pesë pyetjet në të cilat duhet të japë përgjigje lajmi është “ku?”, ku ka ndodhur diçka. Policia ka epigrafikën dhe shkurtesat e saj, të cilat ajo mund t’i kuptojë, mirëpo qytetari thjeshtë, i cili te lajmi sheh një ngjarje interesante, e ka të vështirë ta kuptojë se çka dhe ku ka ndodhur.

“Mbrëmë në orën 10:20 në SP për VK dhe GN-Mexhitlia në dalje të R. të Maqedonisë.”

Diçka ka ndodhur rreth Mexhitlisë, mirëpo Mexhitlia është edhe vendkalim kufitar me Republikën e Greqisë, Mexhitlia është edhe fshat, dhe lokalitet i njohur arkeologjik nga koha e bronzës, mirëpo është dhënë vetëm informata se e ka thyer trarin e doganës që tregon se diçka ka ndodhur rreth doganës apo në të, mirëpo kjo nuk është sqaruar në mënyrë precize dhe nuk është e thënë të jetë ashtu.

“…qytetari grek Z.G. (51) e ka dëmtuar trarin që është i vendosur para doganës.”

Doganë ka edhe në qytetin e Manastirit, si dhe në stacionin hekurudhor në këtë qytet. Ku e ka thyer trarin, në cilën doganë? Në vërtetësinë e ngjarjes nuk duhet të dyshojmë për shkak se burimi të cilit i referohet lajmi është i besueshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button