Thaçi: Buxheti për vitin 2015, më i larti në historinë e Kosovës

Zv.kryeministri Hashim Thaçi ka falendëruar deputetët të cilët e aprovuan buxhetin për vitin 2015 të Republikës së Kosovës, duke theksuar se aprovimi I këtij buxheti krijon vende të reja të punës.

“Është ky një buxhet që siguron rritje ekonomike të qëndrueshme; është buxheti më i lartë në historinë e Kosovës; është buxhet që nxit reformat demokratike, qoftë në ekonomi, legjislacion apo politikë”, ka shkruar në Facebook, Thaçi.

Lexoni postimin e plotë të tij:

Falënderoj deputetët që sot aprovuan në leximin e parë buxhetin për 2015 të Republikës së Kosovës. Është ky një buxhet që siguron rritje ekonomike të qëndrueshme; është buxheti më i lartë në historinë e Kosovës; është buxhet që nxit reformat demokratike, qoftë në ekonomi, legjislacion apo politikë. Buxheti i aprovuar poashtu krijon vende të reja të punës dhe ofron rritje të mirëqenies sociale të qytetarëve. Buxheti përfshin edhe projektet më mëdha infrastrukturore të vendit tone si dhe dyfishim të investimeve në bujqësi kosovare.

Lajme të ngjashme

Back to top button