Tuna rikthehet në “Dancing with the Stars”

Artistja nga Maqedonia do të ngjitet sonte në skenën e spektaklit televiziv

Altuna Sejdiu duket se i ka tejkaluar problemet shëndetësore pas lëndimit që pësoi në spektaklin televiziv “Dancing with the Stars”.

Këngëtarja e cila njihet me emrin e saj artistik Tuna ka sprovuar vetën edhe në artin e vallëzimit, e ka tejkaluar dhimbjen dhe tashmë po bëhet gati që t`i rikthehet garës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur përmes njëpostimi në llogarinë e saj në facebook ku Tuna ka kërkuar mbështeten e fansave të saj
“Po bëj të pamundurën që të jem sonte në skenën e “Dancing with the Stars”, përkundër lëndimit. Më shumë se kurrë, tani është e nevojshme përkrahja juaj! Voto duke shkruar VIP 3 në: Për Kosovë: 55666 Për Shqipëri: 51115 “, ka shkruar Tuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button