10 personalitetet shkencore të vitit 2014 (FOTO)

Është revista “Nature” qe këtë radhe ka bere listimin e personaliteteve me te spikatura te këtij viti te cilët kane kryesuar studimet me te rëndësishme te 2014.

1.    Andrea Accomazzo. Behet fjale për drejtorin e misionit te fluturimit te sondës Rosetta, e cila për here te pare mundi te ule një rover me emrin Philae ne kometën 67P/Churyumov–Gerasimenko. Interesant është një episod familjar i shkencëtarit italian, kur 20 vite me pare, bashkëshortja e tij do te behej xheloze teksa do te lexonte emrin Rosetta mbi një flete dhe një numër telefoni pranë saj. Pak me vone, sigurisht qe ajo do te kuptonte se ne fakt kishte pasur mundësinë qe me pare se shume te tjerë te mësonte për misioni qe do ta bënte te famshëm bashkëshortin e saj.


2.    Suzanne Topalian. Mjekja amerikane qëndron ne vijën e pare te frontit kundër tumoreve. Ajo është partizane e mendimit, se me mire se sa nga jashtë, është vete organizmi ai qe mund te përballet me mire me sëmundjen e tmerrshme. Këtë vit ajo arriti te tregoje se si një ilaç, nivolumab, është ne gjendje te “mësojë” limfocitet “T” te sulmojnë melanomat edhe ne faza te avancuara, duke rritur ndjeshëm shanset e pacienteve për tu shëruar.


3.    Radhika Nagpal. Krijuese e robotëve. Ne krye te një grupi shkencëtarësh nga Harvard University, ka arritur qe te krijoje një ansambël prej 1024 Kilobotesh te vegjël, pak centimetra te larte, ne gjendje për te bashkëpunuar dhe komunikuar mes tyre përmes rrezeve ultra te kuqe. Ky kërkim ka ndikuar se tepërmi ne zhvillimin e koncepteve qe lidhen me inteligjencën artificiale.

4.    Sheik Humarr Khan. I sëmurë qe prej një viti nga sëmundja e Ebola-s, Sheik Humarr Khan ka luajtur një rol shume te rëndësishëm ne luftën kundër saj. Ne krye te spitalit te Kenema-s ne Sierra Leone, ai i është përkushtuar studimit te etheve teprovokuara prej këtij virusi. Ne momentin kur kjo sëmundje u shfaq për here te pare, ai madje ka refuzuar një vend pune ne kryeqytetin e vendit Freetown, për te qëndruar ne vijën e pare ne fushe betejën kundër sëmundjes. Fatkeqësisht ai ndërroi jete pak kohe përpara se te arrinte te izolonte ZMapp, një ilaç eksperimental, për te cilin ende edhe sot dihet shume pak.


5.    David Spergel. Shkencëtari mundi qe këtë vit te tregoje rëndësinë qe ka te qënurit i matur si ne nivel shkencor, por edhe mediatik ne njoftimin e arritjeve te mëdha shkencore. Ai mundi qe këtë vit te evidentonte një gabim ne një studim te Observatorit te Antarktides, BICEP2, i cili po këtë vit kishte deklaruar se kish mundur te kapte efektet direkte te valëve te gravitetit ne radiacionin kozmik, një arritje kjo, qe nëse do te rezultonte e sakte, do te ishte me përmasa epokale. Ne fakt, shkencëtarët e BICEP2, nuk kishin marre parasysh efektin qe vinte ne këtë rast, edhe nga gazi dhe pluhuri i galaksisë sonë te cilat kishin ndryshuar te dhënat shkencore te prezantuara.


6.    Maryam Mirzakhani. Iraniania fitoi këtë vit Medalien Fields, një version i Çmimit Nobel për matematiken për studimin e saj ne fushën e gjeometrisë hiperbolike, një studim sa i pakuptueshëm, aq edhe spektakolar, siç është prezantuar edhe nga shume matematikanë te tjerë te kohës.


7.    Pete Frates. Ne këtë rast nuk kemi te bëjmë me një kërkues ne kuptimin e vërtetë te fjalës por me një ish sportist dhe trajner bejsbolli ne SHBA. Emri i tij u be i famshëm pikërisht për idenë e tij brilante te mbledhjes se fondeve, me te arriturës deri me sot, Ice Bucket Challenge. Dy vjet pas prekjes prej kësaj sëmundjeje, ai ka humbur aftësinë për te lëvizur dhe folur, gjë qe nuk e ndaloi atë te lançonte sfidën e dhurimit te parave ne favor te kërkimeve dhe studimeve shkencore ne drejtim te gjetjes se kurës kundra kësaj sëmundjeje thuajse fatale.  Gjate kësaj fushate u arrit te mblidheshin 115 milion dollarë, ose tre here me shume se sa shifra qe SHBA akordojnë për vit për këtë sëmundje.


8.    Koppillil Radhakrishnan. Behet fjale për shefin e Indian Space Research Organisation (ISRO), qe ne shtator te këtij viti lëshoi për here te pare sondën Mangalyaan ne orbitën e Marsit. “Jemi thjesht duke garuar me veten tone” tha për mediat shkencëtari indian.


9.    Masayo Takahash. Krijuesja e retinës. Ne shtator te këtij viti u arrit e për here te pare te kryhej transplanti i pare ne bote i retinës se prodhuar ne laborator tek një grua japoneze e prekur nga maculopatia degenerativa senile. Masayo Takahash, ishte mjeke oftamologe pranë qendrës  RIKEN, një qendër për zhvillimin e Biologjisë, ne Kobe, Japoni. Edhe pse nuk u be me dije se si është ecuria e operacionit dhe gjenda e pacientes sot, përsëri kjo prove hapi dyert për eksperimente te tjera te ngjashme tek paciente qe vuajnë nga probleme te tilla.


10.    Sjors Scheres. Fale disa përllogaritjeve matematike, ky mikrobiolog arrit te zhvilloje një software ne gjendje te transformoje përmes një teknike te quajtur microscopia crioelettronica, imazhe te turbullta, ne imazhe jashtëzakonisht te detajuara, duke mundësuar kështu deri ne hulumtimin e komplekseve te ndryshme brenda qelizës. Deri me tani ne fokus kane qene ribozomet, por ne vazhdim qëllimi është evidentimi i një proteine te njohur si e përfshirë ne sëmundjen e Alzheimer-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button