Si të transformoni mbetjet ushqimore në produkte bukurie

Nga maskat për fytyre tek uljet e qeskave te syve ja disa përdorime për te transformuar mbetjet ushqimore para se ti hidhni.
Mbase akoma nuk e dini por llumi i kafesë, bustinat e çajit te përdorura madje edhe domatet e pjekura shume mund te kthehen ne aleate te bukurisë tone. Ja cilat janë te mirat estetike te cilat mund ti fitoni nga mbetjet e ushqimeve.

Çaji

Një studim ka treguar se kafeina, një stimulues qe gjendet tek kafeja dhe çaji nëse aplikohet ne mënyrë lokale mund te ketë efekte ani inflamatore shume te fuqishme. Shtrydhni lëngun e tepërt ne dy bustina çaj jeshil apo te zi dhe vërini ne frigorifer për te paktën 10 minuta. Me pas poziciononi bustinat e ftohta ne sy për pese minuta. Kombinimi i bustinave te ftohta dhe antioksidante te fuqishëm te çajit ndihmojnë për te ulur inflamacionin dhe fryrjen përreth syve.

Avokado

Avokado është një burim i mrekullueshëm i vitaminës E, antioksidantesh dhe yndyrash te shëndetshme për zemrën dhe për këtë arsye ai duhet te jete pjese e dietës tone. Ky frutë për me tepër është i njohur për vlerat e tij estetike dhe shëndetësore ne lëkurë, ja perse shume maska për fytyre janë pikërisht me baze avokado. Përhapni tylin e tij ne fytyre lëreni ne qetësi për 15 minuta dhe me pas shpëlajeni me ujë te vaket. Yndyra vajore e avokados do t’u ndihmoje për te rindërtuar faktorët hidratues ne lëkurë dhe antioksidantet prezent ne tulin e avokados kane efekt mbrojtës dhe kurues.

Farat e pjeprit

Janë një burim i shkëlqyer i zinkut, një mineral me shume rëndësi për prodhimin e kolagjenit ne trup. Shtypni farat e pjeprit dhe thajini me një cope te pastër, piqini ne furre me pak vaj deri sa te jene pjekur nga te dyja anët. pasi te jene ftohur mund ti konsumoni te vetme ose ti kombinoni ne sallate.

Llumi i kafesë

Pjesa me e madhe e trajtimeve anticelulit përmbajnë kafeine dhe ne mënyrë te veçante për te stimuluar efektet e saj diuretike. Atëherë perse te mos aplikoni llumin e kafesë ne ije apo ne kofshe? Masazhoni me delikatese pluhurin e kafesë se përdorur ne lëkurë te njome me lëvizje rrethore dhe me pas shpëlajeni me ujë te vaket.

Domatet e buta

Një studim i fundit ka treguar se si likopeni antioksidante i cili është prezent ne pigmentin e kuq te domateve, kontribuon për mbrojtjen natyrale te lëkurës. Ne dimër është mire qe domatet e buta ti përdorni ne një supe te shijshme apo ne salce te pasur me antioksidante.

Lajme të ngjashme

Back to top button