Kina padit djalin e Jackie Chan-it nën akuzën për përdorim të drogës

Të hënën, prokuroria e shtetit të Kinës ka deklaruar se zyrtarisht ka paditur Jaycee Chan-in, djalin e yllit të filmave Kung Fu, Jackie Chan, nën akuzën për përdorim të drogës. Dhe se tani do të ballafaqohet  me gjyqin.

Jacyee Chan, 32 vjeçar, aktor dhe këngëtar, u arrestua këtë vit në Pekin pasi që doli pozitiv në testin e për marihuanë dhe se janë gjetur 100 gram drogë të këtij lloji në shtëpinë e tij,kanë thënë policia.

Përmes faqes zyrtare në internet, agjencia më e lart në nivel shtetëror ‘Supreme People’s  Procuratorate’ ka deklaruar shkurtimisht se ka filluar të marrë masa ligjore kundër tij për ‘krimin që po i ofron siguri të tjerëve që të marrin drogë’. Nuk ishte e menduar mirë kjo ide.

Mediat shtetërore raportojnë se presidenti Xi Jinping ka thënë në muajin qershor se Kina do të marrë masa të rrepta kundër narkotikëve.

Ylli i filmave aksion e komedi, Jackie Chan, 60 vjeçar, u paraqit si një përfaqësues i vullnetit të mirë në Komitetin Kombëtar Kundër Drogës në Kinë në vitin 2009,raportojnë mediat shtetërore, duke nxitur kështu edukim kundër drogës.

Jacyee Chan nuk ishte në dispozicion për deklaratë. Në muajin gusht, ia ofroj publikut një “ përkulje serioze shfajësimi”  për arrestimin e djalit të tij.

Muajt e fundit,Kina ka arrestuar një varg tjetër me njerëz shumica e të cilëve janë të famshëm që janë të akuzuar për drogë, raste të cilat janë bërë aq shumë publike,si në vend ashtu dhe në mediat shoqërore. Këtu përfshihen yje të filmave dhe televizivë, udhëheqës të filmave dhe skenarist të mirënjohur.

Në Kinë, shkelja e ligjit të drogës dënohet rëndë, duke përfshirë këtu burgosjen,gjallë apo vdekur në disa raste.

Drogat joligjore, veçanërisht substancat artificiale si : ‘methamphetamine’, ‘ketamine’ dhe ‘ekstaza’ kanë rritur famën në Kinë paralel me rritjen e një kategorie të re urbanistike me të hyra më të mëdha në dispozicion.

Lajme të ngjashme

Back to top button