Televizionet, largohen shumë kanale nga kabllovikët

Kanalet e huaja televizive Foks, Foks Life, Discovery dhe Nacional Geographic janë hequr nga programet e operatorëve kablovik për shkak të mosrespektimit të licencave të fituara për punë dhe ritransmetimin e programit në Maqedoni dhe jo për shkak të pesë televizioneve kombëtare. Ky është qëndrimi i kreut të Agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale dhe Asociacionit maqedonas të mediumeve. Nga Asociacioni thonë se ata nuk kanë asgjë kundër transmetimit të kanaleve të huaja, por kërkojnë rregulla të njëjta për të gjithë.

“Foks Life në Bullgari shkon në gjuhën bullgare dhe me reklama bullgare, ndërsa tek ne ritransmetohet në gjuhën angleze me reklama serbe dhe kompanitë në vend që të reklamohen në televizionet në Maqedoni për t’i promovuar prodhimet dhe shërbimet e tyre në Maqedoni, ata reklamohen në kanale të huaja që transmetojnë programe të ndryshme tek ne nga programi në vendin ku e kanë fituar lejen”, u shpreh Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale.

Operatorët që kanë transmetuar program në kundërshtim me dispozitat e parapara, tanimë kanë marrë vërejtje. Një pjesë e operatorëve kanë filluar me transmetimin e programit si në vendet prej ku e kanë fituar licencën për punë, ndërsa një pjesë tjetër kanë vazhduar punën në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe pavarësisht vërejtjes nga Agjencia. Trajçevski thotë se pas vërejtjeve operatorët të cilët nuk do të veprojnë në pajtim me rekomandimet do të marrin kallëzime kundërvajtëse. Agjencia tanimë ka ngritur dy padi kundër dy operatorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button