Studentët paralajmërojnë protesta të reja

Para festave të fundvitit mund të mbahet edhe një protestë e studentëve kundër provimit shtetëror. Me këtë qëndrim dolën nga Plenumi studentor pas kalimit të propozimit për provimin shtetëror në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë.

“Revolti në mesin e studentëve po rritet dhe me këtë aspak nuk përjashtojmë mundësinë që përsëri të organizohet një Marsh apo protesta. Shpresoj se kjo protestë do të ndodh para vitit të ri. Shpresojmë se këtë protestë do ta realizojmë deri para vitit të ri me qëllim që të mbajë energjinë, por nuk mohojmë se edhe nga 1 shkurti përsëri do të veprojmë bashkë me profesorët nëse vazhdojnë të na injorojnë.”, tha Simona Jordanov, Plenumi Studentor.

Ndërkohë studentët kanë publikuar edhe një video ku bëjnë thirrje për unitet mes studentëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button