SHBA, vrasësi i dy policëve amerikanë kishte një histori të gjate penale

Sulmuesi i armatosur i cili të shtunën vrau dy policë amerikan në Brooklyn të New Yorkut, ka një histori të gjatë penale me të paktën 19 arrestime në dy shtetet federale amerikane dhe një tentim varje, raporton Anadolu Agency (AA).

Detektivi Robert Boyce në fjalën e tij për mediat pas incidentit të dielën në mëngjes tha se 28-vjeçari Ismaaiyl Brinsley para të shtënave në Brooklyn ka biseduar me dy kalimtarë dhe u kërkoi atyre që të ndjekin aktivitetet e tij përmes rrjetit social “Instagram”.

Zyrtari po ashtu shtoi se policët Rafael Ramos (40 vjeç) dhe Wenjian Liu (32 vjeç) të shtunën ishin të ulur ne makine gjate sherbimit në Brooklyn kur sulmuesi Brinsley shtiu me armë në drejtim të tyre. Sulmuesi pas sulmit vrau veten.

Më parë ky i ri, sipas fjalëve të detektivit, ishte arrestuar 19 herë në shtetin federal të Ohios dhe Geogia për vepra të ndryshme penale duke përfshirë edhe vjedhjen, mbajtjën e armëve si dhe pengim të zbatimit të ligjit.

Brinsley të shtunën në mëngjes, para udhëtimit në New York, plagosi rëndë ish të dashurën e tij Shanekau Thomson në shtëpinë e saj në Maryland.

Fotografia e marë nga Instagrami i Brinsley e ka shfaqur afroamerikanin pranë të cilit ndodhej një pistoletë. Supozohet se kjo ishte fotografia e tij e fundit e publikuar në rrjetin social profili i të cilit më pas është fshirë.

Posht fotografisë ishte vendosur përshrkimi: —— “I’m Putting Wings On Pigs Today. They Take 1 Of Ours…Let’s Take 2 of Theirs” —–  Me sa duket fjala “derr” i’u është referuar policëve. Publikimi i fotografive gjithashtu përfshiu kushtimin: “Pusho në paqe Eric Garner” dhe “Pusho në paqe Mike Brown”, e cila i referohet incidenteve të fundit me policinë dhe vrasjen e dy afroamerikanëve.

Në fillim të muajit dhjetor, Juria e madhe ka marrë vendimin që mos të ndjekë penalisht policin në rastin e vrasjës së Eric Garner. Vendimi, së bashku me vendimin e pandëshkueshmërisë së policit që vrau adoleshenin Michael Brown, provokoi një valë protestash në New York dhe qytete të tjera amerikane. Pas incidenteve ku policët e bardhë kanë kryer vrasjet ndaj afrikanoamerikanëve, në shtet amerikane përsëri është ngritur çështja e racizmit.

Në nder të dy policëve të vrarë Ramos dhe Liu, dje flamujt në të gjitha ndërtesat e institucioneve shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë. Qytetarët kanë ndezur qirinj, kanë vendosur kurora, lule dhe flamuj amerikanë në memorialin e improvizuar në vendin ku dy oficerët e policisë kanë punuar.

Aksidenti i fundit fatal në New York ka ndodhur në dhjetor të vitit 2011, kur në përpjekje për të parandaluar vjedhjen është qëlluar një polic në pjesën verilindore të Brookyln.

Lajme të ngjashme

Back to top button