Haliti: Dënime për bartësit e institucioneve që nuk respektojë përfaqësimin adekuat

Deputet i BDI-së, Rafis Haiti, deklaron në Komiteti për marrëdhënie ndëretnike do të kërkojnë përgjegjësi nga funksionarët të cilët shkelin Kushtetutën duke mos respektuar parimin e përfaqësimit adekuat.

“Gjithsesi se institucionet të cilat nuk respektojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat ne me ligj kemi paraparë që të ketë edhe dënime, qoftë për bartësit e institucioneve qoftë për institucionet  që nuk e respektojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Kështu që këto tema do të hapen në Komitetin për marrëdhënie ndëretnike dhe do të kërkohet llogari ndaj çdo institucioni”, tha Rafiz Aliti, deputet i BDI-së, transmeton Alsat.

Përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Brendshme është rreth 19% në nivel të përgjithshëm, por ky numër është arritur më së shumti me punësimin e policëve të komunikacionet dhe sektorëve të tjerë më të ulët. Në vendet udhëheqëse edhe më tej përfaqësimi është shumë i dobët, me vetëm 13% shqiptarë. Madje në disa njësite të MPB-së, sidomos njësitet speciale “Tigrat” dhe atë për ndërhyrje të shpejtë “EBR”, numri i shqiptarëve është i papërfillshëm dhe jo-zyrtarisht nuk kalon as 2%.

Lajme të ngjashme

Back to top button