Kapen dy migrant ilegal të fshehur nën ulëset e pasme të veturës

Gjatë ditës së djeshme ekipet mobile policore zbuluan dy migrant ilegal të fshehur në një vend special nën ulëset e pasme në një veturë gjermane.

Untitledj

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në veturën e tipit “Pezho 607” drejtuar nga shtetas gjerman, janë kapur migrantët ilegal. Pas kontrollit të veturës në një vend të fshehur të ndërtuar  nën ulëset e pasme janë fshehur migrantët të cilët kanë pasur dokumente nga qendra greke për azil.

Migrantët, vetura dhe vozitësi i veturës i janë dorëzuar MPB për procedura të mëtutjeshme.

Untitlged

Lajme të ngjashme

Back to top button