Oda ekonomike paralajmëron vitin 2015 të rëndë për biznesin

Oda ekonomike e Maqedonisë pret që viti 2015 të jetë i rëndë për biznesin. “Sinjalet tregojnë se viti 2015 do të jetë i rëndë, por inkurajuese janë të dhënat që tregojnë rritje të prodhimit industrial që jep shpresë se kompanitë do të mund të gjinden”, tha drejtorja ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Jelisaveta Georgieva.

Sipas saj, në vitin 2015 do të investohet që ky vit të jetë vit i konkurrencës në Maqedoni.

“Mendoj se jemi në fazën që në pesë vitet e ardhshme të punohet në rritjen e konkurrencës se prodhimeve maqedonase. Kjo do të rrisë nivelin e konkurrencës në ekonomi dhe do të mundësojë rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha Georgieva.

Sipas saj vitin e ardhshëm do të ndodhë formimi i koncerziumut i përbërë nga Ministria e Transportit , drejtorisë doganore dhe dhomave ekonomike të rajonit me qëllim të mundësimit të lëvizje më të shpejtë të mallrave.

Lajme të ngjashme

Back to top button