Ristovski: Do të rinovohen 124 shkolla fillore dhe të mesme

Zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës, Spiro Ristovski në seancën e djeshme parlamentare theksoi se sipas planit aksionar, do të rinovohen 124 shkolla.

Ai shtoi se në shkolla të ndryshme do të ketë intervenime të ndryshme.

“ Në 50 shkolla është planifikuar që të intervenohet në kulmet e tyre, dritaret do të ndërrohen në 44 shkolla, mjetet sanitare do të vendosen në 51 shkolla, patosi dhe ngrohja në 30 shkolla. Me këtë komponent do të janë të përfshira të gjitha 8 rajonet e Maqedonisë dhe 51 komunat. Deri tani, në periudhën e kaluar për vitin 2014, janë kryer aktivitete në pesë shkolla të mesme dhe 11 shkolla fillore ku është konstatuar se ka nevojë për vazhdimin e këtyre aktiviteteve në drejtim të realizimit buxhetor përmes grandit që e kemi siguruar përmes bankës së Këshillit të Evropës”, theksoi Ristovski.

Ai shtoi se kjo gjë për të është njëra prej aktiviteteve më të rëndësishme infrastrukturore të cilat i ka realizuar ministria e arsimit dhe shkencës.

Lajme të ngjashme

Back to top button