Poposki: Marrëdhëniet me fqinjët prioritet i diplomacisë në 2015

Shumica e përfaqësive konsullore diplomatike kontribuan për vendimet për investim në Maqedoni si ajo e “Kapnon”­it amerikan në çka u përfshi intensivisht konsulli ynë në Nju­Jork . Vitin 2014 më së shumti duhet ta masim për këtë dhe në këtë drejtim është shumë e suksesshme dhe inkurajuese për Maqedoninë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki i cili sot në Shkup ka takim me shefat e përfaqësive diplomatike – konsullore të Maqedonisë në botë.

“Do të ishim të kënaqur kur në vitin 2015 do të mund t’i shumëzojmë sukseset në planin ekonomik dhe të vazhdojmë me komunikimin konstruktiv me këto vende, veçanërisht me fqinjët tanë”, thotë Poposki.

Ai vlerëson se si një vend i vogël si Maqedonia e rëndësishme është se sa të mira do të jenë marrëdhëniet me fqinjët dhe kjo është edhe një nga prioritetet në politikën e jashtme për vitin 2015 në kontekst të detyrave politike në fokusin e të cilit mbetet integrimi në BE.

Prioriteti i dytë është diplomacia ekonomike, ndërsa i treti është intensifikimi i kujdesit për qytetarët e Maqedonisë jashtë vendit. Për Poposkin inkurajues është edhe qëndrimi i euro komisarit të ri për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanis Han i cili percepton se dhënia e rekomandimeve nga KE­ja dhe mosrealizimi i tyre nga Këshilli i BE­së nuk funksionon si recetë dhe duhet të mundësohet përparim legjitim për Maqedoninë dhe përafrimin e saj ndaj BE­së. “Dialogu inkuadrues në nivel të lartë mundëson që të vazhdojmë të punojmë në reformat me KE­në duke pritur klimë të përshtatshme në Athinë që të mundësojë drejtësia dhe argumentet ta tejkalojnë kontestin bilateral. Ambasadorët këtë javë do të kenë takim me tërë kreun shtetëror në të cilin do të marrin rekomandime për veprimtarinë në vitin e ardhshëm”, tha shefi i diplomacisë. Sipas ministrit Poposki, prioriteti i dytë gjegjësisht diplomacia ekonomike është edhe puna më e rëndësishme nga aspekti i tërheqjes së investimeve dhe mundësive për eksport dhe në këtë kontekst do të emërohen ambasadorët jo rezidentë të cilët do të stacionohen në Shkup, ndërsa do të përkushtohen jashtëzakonisht në vendet dhe tregjet me të cilat Maqedonia ka potencial për bashkëpunim.

Në pjesën e kujdesit për qytetarët e Maqedonisë jashtë vendit, Poposki e theksoi pilot ­ projektin i cili do të fillojë të realizohet nga viti i ardhshëm për dhënien e fletë ­ pronësisë nga disa PDK, i cili nëse është i suksesshëm do të zgjerohet në tërë rrjetin. Nga fillimi i vitit të ardhshëm duhet të fillojë edhe Infoqendra e cila do të jetë në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë 24 orë në shtatë ditët në javë dhe në këtë drejtim e përmendi edhe projektin me stacionet mobile për lehtësimin e nxjerrjes së pasaportave për qytetarët e Maqedonisë jashtë vendit

Lajme të ngjashme

Back to top button