Lëndohet rëndë një person në aksident trafiku te ndërtesa “Tifani” në Shkup

Një person është lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi sot në orën 5 të mëngjesit në udhëkryqin te bulevardi “Brigadat partizane” me “VMRO”, te ndërtesa e njohur si Tifani në Shkup.

Aksidenti ka ndodhur kur një automjet “Volksfagen” me targa të Gostivarit i drejtuar nga M.A. 1988 u përplas në vitrinën e një dyqani nga arsye tani për tani të panjohura. Ai mori lëndime të rënda trupore dhe është trasferuar në Qendrën urgjente në Shkup.

Policia ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe i konfirmon arsyet për aksidentin.

Lëndohet rëndë një person në aksident trafiku te ndërtesa "Tifani" në Shkup

6855D3C32031AA489404606B742B1619

D33EB3C4D5032740A1C55AC75EA1D378

Lajme të ngjashme

Back to top button