Sturridge do të kthehet në Janar

Lajme të mira për Liverpoolin. Sulmuesi Daniel Sturridge do të jetë i gatshëm ta ndihmoj skuadrën që nga janari. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i skuadrës nga Anfield, Brendan Rodgers.

Reprezentuesi anglez këtë sezon ka luajtur vetëm tre ndeshje, pasi kishte lënduar kofshën. Pas rehabilitimit në Los Angelos, Sturrige ka nisur fazën tjetër të shërimit në Boston dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë nga muaji i ardhshëm.

“Ne shpresojmë se në fillimin e vitit të ri Sturrige do të kthehet. Në një fazë në janar, ne do ta grumbullojmë Danielin përsëri. Kjo do të jetë me të vërtetë emocionuese për këtë ekip”, ka deklaruar Rogers.

Lajme të ngjashme

Back to top button