Anna Mehmetaj, ”Sfida ime mes të bukurave”

Peja gjithmonë është shquar për bukurinë shqiptare për faktin se Kosova gati të gjitha të përzgjedhurat ”miss” i ka nga ajo anë. Në vazhdim ju sjellim rrëfimin e një tjetër bukuroshe gjithashtu nga ky qytet, është kjo Anna Mehmetaj e cila ka zgjedhur rrugën e spektakleve si një ëndër të saj të vjetër. Miss Peja vjen në një bisedë interesante mes jetës dhe karierës. Ky është vetëm fillimi…

A mendon se ke zgjedhur rrugën e drejtë pas pjesëmarjes në një garë bukurie?
Po sigurisht, mendoj se e kam zgjedhur rrugën e duhur sepse kjo është cfarë më bën të lumtur dhe pse ndonjëherë më duket situatë e cuditshme dhe kontradiktuale.

Çfarë të shtyri të marish pjesë?

Dëshira, vetbesimi dhe vullneti drejt botës së artit.

Cilat janë sfidat që të presin?

Sfidat janë pjesë e cmuar për mua, ndër sfidat e rradhës është dhe pjesëmarja ime në Miss & Model of the World 2015.
Kush është Anna për ata që nuk të njohin?

Jam nga Peja, studioj në jurik vitit i II, në botën e modës kam filluar në vitin 2007 deri në vitin 2009 kam marrë pjesë në spektakle bukurie, masandej kam pauzuar për dy vite dhe jam rikthyer fuqishëm për gjithë ata që kërkuan të jem në pistat e modës dhe normalisht dashuria dhe vullneti që ndiej për këtë fushë.

Mendon se fitohet nga ky biznes?

Mendoj se më e rëndësishme është të ndjekësh një ëndër, atë ëndër që me sy hapur e ke ndjekur thuajse cdo minutë të jetës reale, se sa atë financiare, por realisht më shumë shpejzoj se sa fitoj.

A thua bukuria e jashtme është një plus për femrat që të përfitojnë të mirat e jetës?

Hmm, sigurisht është një plus por në të njejtën kohë bukuria e jashtme është gjithcka dhe asgjë sepse bukuria e brendëshme është ajo e cila reflekton drejt suksesit.

Bukuroshet kosovare shpesh janë përfolur se për shkak të mospajisjes me viza nuk mund të përfaqësojnë vendin jashtë, do e keni edhe ju këtë problem?

Fatkeqësisht do ta kem dhe unë këtë problem por do mundohem që mos të më ndal suksesin dhe synimet e mia sepse kam synim të përfaqësoj bukurinë shqiptare dhe vendin tim.

Misset nëpër botë përvec bukurisë shfaqen shpesh edhe nëpër aktivitete humanitare, a ka ndonjë plan të tillë edhe Anna?

Humaniteti ka një vend të vecantë në ndërgjegjen time sepse e di cfarë do të thotë të mos kesh.

Disa prej tyre ndërvite janë akuzuar edhe për skandale të ndryshme, kontrabandë e lidhje me njerëz të rezikshëm, do mundohesh të qëndrosh larg këtyre dukurive negative?

Do të qëndroj larg dukurive negative dhe të përkushtohem më shumë nga ato që kanë karakter pozitiv.

Si qëndron në jetën private, kush të përkrah moralisht dhe financiarisht në drejtimin që keni marë?

Në jetën private e thejshtë e afërt dhe komunikative, kohën e lirë me njerëz të vecantë, pëlqej udhëtimet dhe normalisht me përkrahjen e familjes dhe shoqërisë, nga ana financiare prap familja dhe kursimet e mia, poashtu edhe fitimet e aktiviteteve të modës si dhe përkrahësit Butik for you dhe studio Oaza në Banjë.

Pasi është fundvit, cila është porosia dhe urimi për popullin shqiptarë dhe cfarë presim nga ju vitin e ardhëshëm?

Uroj që të keni shëndetin dhe të arrini atë që synoni, rrugëtimi im tani sa ka filluar dhe suksesi im jeni ju miqtë e mi.

Lajme të ngjashme

Back to top button