Shqipja gjuha e dytë pas gjermanishtes në Lucern

Pas gjermanishtfolësve, janë shqipfolësit të dytët në listën e përdoruesve të gjuhëve në Kantonin e Lucernit.

Sigurisht, dallimi në numër në mes të zviceranëve (gjermanishtfolës) dhe shqiptarëve në këtë kanton është shumë i madh.

Bëhet fjalë për 288.700 persona që flasin gjermanisht dhe për 11.200 sish që flasin shqip, por kjo statistikë tregon se shqiptarët në kantonin e Lucernit janë më të shumtë në numër se italianët, portugezët, serbët, turqit etj.

Menjëherë pas folësve të shqipes vijnë ata të serbishtes dhe të kroatishtes me 10.500 (këtu janë paraqitur në një grup), pastaj të anglishtes (9.400) dhe të italishtes (8.900)

Këto të dhëna i ka nxjerrë enti statistikor i Lucernit, “Lustat”, dhe i referohen vitit 2012. Ndërsa, i ka publikuar – në kontekst të shpërndarjes së një broshure dedikuar fëmijëve – portali zentralplus.ch.

Për shkak të rrethanave që dihen (shtetësia e re kosovare, fakti se shqiptarët nuk vijnë nga vetëm një shtet etj.) shqiptarët dhe gjuha shqipe nuk janë sa duhet të dokumentuara në statistikat e Zvicrës. /albinfo.ch

Lajme të ngjashme

Back to top button